Kushtetuesja nis shqyrtimin e kërkesës së PD për Beqajn
24/12/2010 Relacioni i PD: Papajtueshmëria lidhet me mandatin dhe jo me fillimin e ushtrimit të tij
Beqaj: Inicimi i kësaj çështjeje nga maxhoranca është politike
Pas shqyrtimit dy ditë më parë të kërkesës së bërë nga opozita, Gjykata Kushtetuese ka vijuar dje shqyrtimin e çështjes së mandatit të deputetit socialist Ilir Beqja. Maxhoranca e kryesuar nga Partia Demokratike akuzon deputetin Beqja se ka shkelur Kushtetutën, pasi ka përfituar nga fondet publike, ndonëse është deputet i Parlamentit shqiptar. Vetë ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e mazhorancës. Në relacionin e dorëzuar dje në Gjykatën Kushtetuese nga PD-ja thuhet: “Në rastin në fjalë, për qëllime të të provuarit të papajtueshmërisë me mandatin të deputetit zotit Ilir Beqja, lypset të provohet se ky i fundit ka kryer veprimtari fitimprurëse me burimin te pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor, ose ka fituar pasuri të këtyre, gjatë kohës që ka qenë deputet.” Sipas mazhorancës, deputeti socialist Ilir Beqja rezulton se është ortak me 51% të kuotave në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar INTECH. “Ky fakt provohet nga ekstraktet e regjistrit tregtar mbi subjektin INTECH, sh.p.k., të përcjella Kuvendit të Shqipërisë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit me shkresën nr. 11197/1 Prot., datë 5.10.2010”, - bëjnë të ditur demokratët në relacionin e dorëzuar paraditen e djeshme pranë Gjykatës Kushtetuese. Në relacion paraqiten nga mazhoranca edhe shifrat reale që Beqja ka përfituar. “Sipas të gjithë dokumentacionit zyrtar të marrë nga Kuvendi, rezulton e qartë se deputeti Beqja me shoqërinë ku është ortak me 51% të kuotave të kapitalit ka përfituar nga Bashkia e Durrës tenderin me 97.7% të vlerës së fondit limit, ka ushtruar veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pushteti vendor, Bashkia Durrës, duke përfituar konkretisht shumën 14.676.000 lekë më datën 17.02.2010, shumën 9.564.000 lekë më datën 21.5.2010, në total 24.240.000 lekë dhe shumën 3.618.000 lekë më datën 14.12.2009 nga një kontratë e mëparshme.” Në këtë kuadër, theksohet në relacionin e maxhorancës, duke qenë se qëllimi i parashikimit të papajtueshmërive me mandatin e deputetit është shmangia e abuzimit me pushtetin prej tij apo e përfitimeve për shkak të autoritetit dhe figurës së deputetit, nga ky parashikim nuk mund të përjashtohen deputetë të shpallur të zgjedhur nga KQZ-ja, pra mandati i të cilëve ka filluar (sipas nenit 71/1), thjesht sepse ata nuk kanë bërë ende betimin. Papajtueshmëria lidhet me mandatin dhe jo me fillimin e ushtrimit të tij. Deputeti Ilir Beqja ka lidhur kontratë me Bashkinë e Durrësit pas fillimit të mandatit të tij në kundërshtim me nenin 70/3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Seanca
Në seancën e djeshme në Gjykatën Kushtetuese ishte i pranishëm dhe vetë deputeti Ilir Beqja. Avokati i deputetit të PS-së i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të mos marrë parasysh votimin në Kuvend për heqjen e mandatit të klientit të tij, pasi sipas tij ka shkelje të rënda procedurale dhe ligjore. Vetë Beqja tha dje para Gjykatës se “inicimi i kësaj çështjeje nga maxhoranca është politike dhe vjen menjëherë pasi ILDKP-ja kishte nisur hetimin e pasurisë së tij.”
Akuzat
Beqja akuzohet se më 30 nëntor 2009 një kompani private, ku ai është aksioner, ka fituar një tender, ndërkohë që Beqja ka filluar të ushtrojë mandatin e deputetit në shkurt të 2010. Por sipas avokatit të tij edhe votimi në Kuvend (21 tetor 2010, 70 vota pro dhe 67 kundër) ka qenë i parregullt, pasi nuk është arritur vota 70 + 1 për shkak të pavlefshmërisë së votës për një deputet për probleme teknike në sallën e Kuvendit.