E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, BDI e shqiptarëve dhe VMRO-DPMNE e Gruevskit, nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit qeverisës

25-06-2011 / Gazeta 55

Bashkimi Demokratik për Integrim do ketë 5 poste ministrore dhe 2 zv/kryeministra- ndërsa parashikohet që marrëveshja të përfshijë edhe disa zv/ministra e poste të tjera në rang më të ulët  


Thuajse 3 javë pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, dy partitë që siguruan shumicën në Parlament, BDI e Ali Ahmetit dhe VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit, do bashkëqeverisin, duke konfirmuar kështu koalicionin mes tyre.


Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, arritën sot marrëveshje për koalicion në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.


Sipas kësaj marrëveshje, BDI do të udhëheqë me pesë ministri dhe 2 zëvendëskryeministra. Marrëveshja shkon edhe më tej me ndarjen proporcionale të posteve zv/ministrore etj. Kësisoj, gjatë këtij mandati 4- vjecar, shqiptarët e Maqedonisë do përfaqësohen në Qeveri nga Bashkimi Demokratik i Ali Ahmetit, i cili arriti të marrë në zgjedhje 14 deputetë si dhe mbi 150 mijë vota në të gjithë vendin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›