E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, BDI kundër propozimeve të Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë në kundërshtim me deputetët e Gruevskit në seancën e sotme parlamentare, duke votuar kundër të gjitha propozim-ligjeve të qeverisë, për të cilat nevojitej shumica e badenterit.
Bëhet fjalë për ndryshimet e propozuara në ligjin për kulturë, bujqësi si dhe në ligjin për fondin e filmave.

Deputetët e BDI, PDSH dhe RDK-së kërkuan nga kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski ta tërheq nga rendi i ditës propozim ligjin e VMRO-DPMNE-s për të ashtuquajturit branitellat. Por kërkesa e tyre nuk u miratua, për faktin se u mbivotua nga deputetët maqedonas. PDSH në shenjë proteste kërkoi pushim njëorësh me qëllim ndërprerjen e seancës.

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti - Devaja tha se, partia të cilës i takon ajo nuk do ta votojë ligjin e propozuar nga partia e kryeministrit, Nikolla Greuvski.

“Rikthehem pas gjashtë muajsh dhe gjej situatë të njëjtë. Vijojnë debate politike të cilat i prishin dhe i tensionojnë raportet ndëretnike”, ka deklaruar deputetja Devaja.
Ajo theksoi se, kërkesa për ndryshimin e kushtetutës tani më nuk është vetëm e shqiptarëve por edhe e maqedonasve.

“E dini cfarë ndodhi sot, kjo është hera e parë që maqedonasit po e udhëheqin shtetin drejtë ndryshimeve kushtetuese. Ndryshimi i Kushtetutës tani më nuk është kërkesë e shqiptarëve. Sot u dëshmua se ky është vendim i ligjvënësve maqedonas dhe ne jemi gati për këtë betejtë të gjatë dhe politikisht atraktive”, deklaroi deputetja Ermira Mehmeti - Devaja.

Edhe deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri theksoi se ligji është antikushteus dhe se nuk përmend implikim financiare mbi buxhetin, ndërsa sipas disa llogarive të tij është 340 milionë euro.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›