Makina përplas kamionin në aksin Laç-Fushë Krujë,1 i plagosur

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lac-Fushë Krujë. Sipas burimeve të policisë mjeti tip “Benz” ka goditur nga mbrapa një kamion, nga ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit.
Ndërkaq i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore ,nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Hetimet paraprake nga policia bejnë të ditur se shkak i aksidentit është bërë një tentative për parakalim nga ana e automjetit. Nga ana e bluve vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit