Maqedoni, Cërvenkovski në OKB për çështjen e emrit
Kreu shtetëror i Maqedonisë, presidenti Branko Cërvenkovski dhe ministri i jashtëm, Antonio Miloshoski të premtën nisen për në Asamblen e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Gjatë vizitës në Asamblen e Përgjithshme, delegacioni maqedonas pritet të realizoj takime me shefen e diplomacisë greke, Dora Bakojani, me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki- mun si dhe me përfaqësues të administratës amerikane.
Siç paralajmërohet, temë kyçe e këtyre takime do të jetë çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë, dhe mundësia për të arritur zgjidhjen e këtij kontesti disa vjeçarë mes Shkupit dhe Athinës.
Pala maqedonase dhe ajo grek duhet t’i japin përgjigje pakos së ideve dhe propozimeve të parashtruara nga ndërmjetësi, Metju Nimic në takimin e fundit për emrin në Nju Jork.
Delegacioni i Maqedonisë kësaj rradhe nuk ka mbajtur takimin e zakonshëm bashkërendues për të harmonizuar qëndrimet lidhur me çështjen e emrit.
Cërvenkovski dhe Miloshovski do të udhëtojnë në SHBA pa një qëndrim të harmonizuar, secili me informacionet e veta lidhur me emrin.
Maqedonia dhe Greqia ende nuk kanë zbuluar qëndrimet e tyre për propozimet e fundit të Nimicit.
Ndërkohë, SHBA-të dhe BE-ja kërkojnë zgjidhjen e problemit i cili do të hap Maqedonisë rrugën për në NATO dhe BE. (INA)