Çmimi LUX 2008: Finalistët e Evropës
Një nga tre filmat e përzgjedhur, “Delta” quhet, prodhim gjermano-hungarez, rrëfen historinë e një burri të rri i cili kthehet në deltën e Danubit dhe takon aty motrën e humbur prej kohësh, ndërsa banorët e fshatrave të izoluar e kanë të vështirë tra pranojnë marrëdhënien e tyre. “Delta” ka për regjisor Kornel Mundruczo.
Filmi i dytë është “Heshtja e Lornës” e vëllezërve belg Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, me protagoniste aktoren nga Kosova, Arta Dobroshi. Filmi fitoi në Festivalin që shkoi në Kanë, Çmimin e Skenarit më të mirë. Dihet tashmë, që “Heshtja e Lornës”, i pritur shumë mirë nga kritika e vendeve ku është shfaqur, është historia e një shqiptareje e cila jeton si emigrante në Belgjikë dhe për t’ia dalë në atë jetë të vështirë bëhet pjesë e një plani mafioz për të vrarë të dashurin belg dhe për të trashëguar të mirat e tij.
Dhe i treti: “Udhëtimi çek i Havelit” që merret me ndikimin në atdhe dhe më gjerë të dramaturgut dhe disidentit anti-komunist Vaclav Havel. Nëpërmjet një figure të tillë trajtohen vështirësitë e kalimit të një shoqërie nga komunizmi në demokraci. Filmi është realizuar nga regjisorët Mirslav Janek dhe Pavel Koutecky.
Të tre filmat do të projektohen disa herë në mjediset e Parlamentit Evropian në Bruksel prej 15 shtatorit deri më 17 tetor. Anëtarët do të kenë rastin për të zgjedhur fituesin, sepse secili prej tyre ka të drejtën e një vote.
Zoti Onesta ka thënë se çmimi është për parlamentin një nga mjetët bazë të komunikimit. Ai përmendi së fundi, Javën Afrikane dhe Europarl Tv i cili ka për qëllim t’i bëjë më të vëmendshëm njerëzit ndaj aktiviteteve të parlamentit.
Fituesi do të shpallet më 22 tetor. Çmimi që jepet për filmin shkon për subtitrimin e tij në 23 gjuhë të Evropës së Bashkuar dhe për prodhimin ekopjeve për secilën gjuhë. Do të ketë gjithashtu përshtatje për ata që nuk dëgjojnë dhe shikojnë. Vlera financiare e çmimit është 87.000 euro.