Maqedoni/ Fuere dhe Riker shprehen kundër deklaratave të Thaçit
Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në Shkup kanë dënuar deklaratat e liderit të PDSH-së Menduh Thaçi, i cili në një intervistë ka parashikuar shpërthimin e luftës në Maqedoni nëse nuk ndryshon qëndrimi i qeverisë ndaj shqiptarëve. "Kjo gjithsesi është mënyrë e papranueshme e fjalimit nga ana e një lideri të një partie politike. Do ta shfrytëzoja këtë rast që edhe njëher të apeloj te lideri i PDSH-së të kthehet në Parlament, vendi ku ai ka marrë votën për t'i përfaqësur qytetarët dhe për ta mbrojtur interesin e tyre. Edhe njëherë e përsëris, gjuhën të cilën e ka përdorur ai në atë intervistë është e papranueshme për një politikan", theksoi ambasadori i BE-së në Shkup Ervan Fuere.
Edhe Ambasadori amerikan, Filip Riker duke komentuar deklaratat e Menduh Thaçit, tha se ky fjalor është i papranueshëm. Sipas Rikerit, Thaçi duhet të kthehet në Kuvend dhe të respektojë institucionet demokratike dhe jo të japë deklarata lufte në shekullin e 21-të.