Maqedoni, Fyle: Reformat të implementohen në praktikë
SHKUP-Maqedonia duhet të angazhohet plotësisht për të përmbushur reformat e nevojshme drejt integrimit të plotë në BE. Ka qenë ky mesazhi që ka përcjellë sot Komisioneri Europian i Zgjerimit Stefan Fyle gjatë vizitës së tij sot në Shkup.
Pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski, Fyle tha se është i kënaqur sa i përket përmbushjes së obligimeve të përcaktuara por se tani mbetet faza e implementimit të tyre në praktikë.
“Prandaj, në këtë drejtim pres angazhimin e plotë të vendit tuaj, që të plotësohen të gjitha reformat të cilat me qëllim të avancimit të rrugës suaj drejt integrimit të plotë në BE”, tha Fyle.
Ai ritheksoi rëndësinë e dialogut të lartë politik mes Brukselit dhe Shkupit duke shtuar se udhërrefyesi duhet të shihet si një proces që pëson ndryshime gjatë përmbushjes së kritereve. Ndërkohë, kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, ka theksuar seriozitetin e qeverise se Maqedonisë ne permbushjen e ketyre obligimeve duke thene se tani diskutohet për çështje si liria e shprehjes, ekonomia e tregut, raportet ndëretnike pas zhvillimeve të fundit, si dhe Marrëveshje e Ohrit.
(d.b/News24/BalkanWeb)