NATO: Franca të respektojë angazhimet në Afganistan
Vetëm një ditë pas fitores se Fransua Hollande në zgjedhjet presidenciale franceze, NATO i ka kujtuar Francës se duhet të respektojë angazhimet e bëra në të kaluarën sa i përket numrit të trupave në Afganistan. Në programin e tij, Hollande ka premtuar tërheqjen e plotë të trupave franceze nga Afganistani brenda këtij viti, dy vjet përpara planit të tërheqjes së NATO-s. Por, zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu tha sot se cdo ndryshim në këtë plan duhet të diskutohet dhe të bihet dakord me aleatët e Aleancës.
“Franca po jep një kontribut të rëndësishëm për të garantuar përfundimin e fazës tranzitore brenda 2014-ës ashtu siç kanë rënë dakord liderët e NATO-s me presidentin afgan Karzai në samitin e Lisbonës në 2010. Ky plan do të rikonfirmohet në Çikago dhe zoti Hollande e bëri të qartë edhe gjatë fushatës se cdo vendim do të merret në konsultim me aleatët e NATO-s”-tha ajo. Ndër udhëtimet e para jashtë vendit të Hollande si president i Frances do të jetë pikërisht samiti i Çikagos muajin tjetër.
(el.me/News24/BalkanWeb)