Maqedoni-Greqi,përballen në Hagë
Më 19 janar 2009 në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës do të mbahet takimi i parë zyrtar midis përfaqësuesëve të Shkupit dhe Athinës për padinë që ka dorëzuar Republika e Maqedonisë kundër Republikës greke për shkeljen e Marrëveshjes së Përkohshme dypalëshe të vitit 1995. Ministria e Jashtme në Shkup vërtetoi se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka dërguar njoftimin për takimin e parashkiaur, ku siç bëhet e ditur, do të bisedohet për çështjet procedurale që duhet të përcaktojnë rrjedhën e këtij procesi. Procesi gjyqësor do të udhëhiqet nga kryetarja e kësaj gjykate Rozalin Higins. Përfaqësuesi i Maqedonisë për ankesën e lëshuar është shefi i diplomacisë, Antonio Milloshoski, ndërsa gjykatës "ad hoc" është juristi kroat Budislav Vukas. Nga pala greke përfaqësues është ambasadori grek në Holandë Konstantinos Ralis. Padia nga ana e Shkupit zyrtar për mosrespektimin e Marrëveshjes së Përkohshme është bërë më 17 nëntor të këtij viti.