E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, Gruevksi - Ahmeti, pranë koalicionit qeverisës



Pjesë e qeverisë së re maqedonase mund të jetë BDI-ja e Ali Ahmetit. Këtë la të nënkuptohej kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski gjatë një interviste për mediat shqiptare. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk është përfundimtare pasi koalicioni do të varet nga rezultati i zgjedhjeve që do të përsëriten disa zona zgjedhore. “Ne duam që popullsia shqiptare të përfaqësohet nga partnerë seriozë”, - tha kryeministri maqedonas Gruevski. Kryeministri Gruevski me këtë rast ka fajësuar partitë shqiptare për incidentet e fundit në këtë vend, duke përjashtuar nga implikimi strukturat shtetërore. “Si kryeministër, unë nuk mund të shfajësohem, por as të fajësohem. Unë u mundova të evitoja incidentet, por kur dy palë hyjnë në konflikt nuk mund të bësh gjë. Incidentet ndodhën në zonat me shumicë shqiptare”,-tha Gruevski, duke e lënë përgjegjësinë e plotë të incidenteve, që shkaktuan edhe viktima, mbi faktorin shqiptar atje.

6 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›