E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, temë e turneut të Presidentit Bush në Europë



Kosova do të jetë njëra nga temat kryesore në turneun që do të zhvillojë në Europë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush. Turneu pritet të zgjasë rreth gati një jave dhe do të zhvillohet nga data 10 deri më 16 qershor. Vendi i parë i vizitës së tij do të jetë Sllovenia. Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Stiven Hadlej sqaroi se qëllimi kryesor i këtij turi të parashikuar më herët nga kreu i SHBA-ve është mbështetja e shtetit të ri. “Do të diskutohet për mënyrat e mbështetjes për Kosovën e pavarur, shumë etnike dhe demokratike”, - tha Hardlej.
Fillimisht, presidenti Bush do të qëndrojë në Slloveni ku do të marrë pjesë në samitin vjetor “Shtete të Bashkuara – Bashkim Evropian” dhe më pas vizita e tij do të vazhdojë në Gjermani, Itali, Vatikan, Francë, Britani e Madhe dhe Irlanda Veriore.

6 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›