Greqia ndalon vizitën e Cërvenkovskit në Athinë
Konflikti lidhur me çështjen e emrit ka vazhduar edhe më tej me “acarimin” e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Greqisë. Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Samitin e shefave të shteteve të Europës Juglindore që do të mbahet më 13 qershor në Athinë. Nëpërmjet një komunikate për mediat, kabineti i presidentit Cërvenkovski arsyet e vendimit për mospjesëmarrje në këtë takim të nivelit të lartë i justifikoi me mosdhënien e pëlqimit nga autoritetet greke për uljen e avionit shtetëror të Maqedonisë në Athinë. Arsyet për moslejimin e aterimit të avionit qeveritar janë të njëjta me ato që autoritetet greke ndaluan kompaninë ajrore “MAT”, për shkak të çështjes së emrit. Ftesa për presidentin maqedonas ishte bërë nga homologu grek Karolos Papulas dhe drejtori i përgjithshëm i UNESKO-s, Koiçiro Macura, që është si koordinues i
6 Qershor 2008