Bashkia e Tiranës do të lyejë 4 mijë metër katror fasada publike
Për të përmirësuar pamjen e pallateve në qendër të qytetit, Bashkia e Tiranës ka vendosur të lyejë fasadat. Kështu, Bashkia vazhdon projektin “Rikualifikim Urban“, i cili përfshin ndërhyrjen për rehabilitimin e fasadave, ndriçimin publik, apo ndërhyrjen në infrastrukturën rrugore, duke nisur sot një iniciativë të veçantë. Punonjësit e bashkisë do të lyejnë 4 mijë metër katrorë fasada ndërtesash publike, në Bulevardin “Bajram Curri“. Pas këtij bulevardi, do të vazhdojnë punimet për ngjyrimin e fasadave të ndërtesave, ku do të kenë pamje shumëngjyrëshe. Kjo ndërhyrje do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë nr. 3 të Punëtorëve të Qytetit dhe afati i përfundimit të punimeve është 45 ditë. Në inaugurimin e fillimit të punimeve ka marrë pjesë edhe Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, së bashku me zëvendës Ambasadoren hoëandeze Ardi Stoios-Braken.
28 Qershor 2008