Irani i aftë për t’u mbrojtur
Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, deklaroi sot se Irani ka fuqi ushtarake për të frenuar sulmet e mundshme ndaj vendit, komente këto të cilat i bëri pas shtimit të trysnisë perëndimore ndaj Iranit, për të eliminuar frikën se është duke zhvilluar armë bërthamore.
Duke folur në paradën ushtarake, me të cilën u shënua dita e forcave të armatosura të Iranit, Ahmadinejad theksoi se fuqia ushtarake e Iranit ka siguruar stabilitet në Lindjen e Mesme.
Tendosjet me Perëndimin janë shtuar dukshëm gjatë muajve të kaluar, për shkak të refuzimit të Iranit që të ndalë aktivitetet bërthamore, ashtu siç ka kërkuar Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
“Sot, forcat e armatosura të Iranit janë aq të fuqishme, sa që armiqve tanë as që do t’iu shkojë në mend që të cenojnë integritetin tonë territorial”, tha Ahmadinejad.
Izraeli, për të cilin besohet se është vendi i vetëm në Lindjen e Mesme, i cili posedon arsenal bërthamor, e ka cilësuar si kërcënim për ekzistencën e vet programin bërthamor të Iranit.
Edhe përkundër faktit se ka theksuar se dëshiron një zgjidhje diplomatike, Washingtoni nuk e ka përjashtuar mundësinë e aksionit ushtarak kundër Iranit.