Polonia i tha lamtumirë Kaczynskit

Një javë pas rrëzimit të avionit presidencial, në Poloni u zhvilluan dje ceremonitë e përmortshme për kreun e shtetit, Lech Kaczynski, gruan e tij Maria dhe 94 viktimat e tjera. Varrimi i çiftit presidencial u bë dje në Katedralen e Krakovës.
Sirenat dhe kambanat e kishave në mbarë Poloninë, dje në orën 8:56 sipas kohës lokale, e përkujtuan momentin e para një jave, të rrëzimit të aeroplanit të presidentit të Polonisë në Smolensk, Rusi, ku e humbën jetën presidenti polak dhe 95 të tjerë.
Në hapje të ceremonisë përkujtimore në Varshavë u lexuan emrat e viktimave të Smolenskut. Në ato çaste në sheshin Pilsudski, në të cilin ishin mbledhur rreth 100 mijë njerëz, po sundonte qetësi e plotë. Disa prej tyre valëvitnin flamuj në ngjyrat kombëtare të bardhë dhe të kuqe dhe flamuj me logon e sindikatës Solidarnost. Muri impozant i zi pas skenës së bardhë me portretet e viktimave të kujtonte se vendi nuk ka humbur vetëm presidentin e tij, por edhe shumë njerëz të tjerë të veçantë. Si për shembull ish-presidentin në mërgim Ryszard Kaczorowski apo stjuardesën e re Natalja Januszko. Dy raste të cilat u theksuan edhe në fjalimin e përmortshëm të kryeministrit polak Donald Tusk.
"Sot këtu fotografia e viktimës më të moshuar qëndron pranë fotografisë së viktimës më të re. Njëri ishte 91, tjetra 23. Se çfarë ndodh pas vdekjes tragjike dhe të papranueshme të këtyre njerëzve varet nga ne plotësisht. Nga zemrat tona dhe mendjet tona do të varet nëse në këtë vdekje fshihet një kuptim më i thellë. Kuptimi i thellë i unitetit i cili u shfaq në momentin e pikëllimit duhet të mbetet në ne", tha Tusk.
Ndjenja e unitetit kombëtar u zbeh menjëherë sapo filluan diskutimet për vendimin që çifti presidencial të varroset në katedralen Wawell në Krakov. Megjithatë, në fundjavë janë ndërprerë të gjitha diskutimet për këtë çështje. Shefi i zyrës presidenciale, Maciej Lopinski, një bashkëpunëtor i ngushtë politik dhe mik i presidentit kujtoi në një fjalim shumë personal dhe emocialonal Lech Kaczynskin dhe gruan e tij Marinë.
"Zoti president, ne u njohëm para 26 vitesh gjatë një takimi të fshehtë të Solidarnostit. Prej fillimit e kam ditur se ti je një njeri tek i cili mund të mbështetesh.Ti ishe një burrë i mençur, i hapur dhe i dhembshur. Dhe zonja presidente, e dashur Marylko. Unë gjithmonë e kam admiruar diturinë tënde, taktin tënd por edhe mendimin tënd të pavarur. Zot, jepu atyre paqen e përjetshme", tha Lopinski.
Presidenti i parlamentit polak falënderoi qytetarët e Rusisë për pjesëmarrjen e madhe dhe shprehjen e bashkë-pikëllimit. "Ne nuk jemi vetëm në këto ditë të vështira", tha Bronislaw Komorowski i cili si kandidat i Platformës qytetare liberale në qershor pritet të kandidojë për postin e presidentit të vendit.
Pas ceremonisë në Varshavë, trupat e pajetë të çiftit Kaczynski u dërguan në Krakovë, ku u varrosën në katedralen historike të këtij qyteti.
Edhe përkundër paralajmërimit të shumë udhëheqësve botërore se do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kaczynskit, shumica prej tyre u detyruan të anulojnë pjesëmarrjen, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore mbi Europë, si pasojë e hirit vullkanik, i cili u lëshua në atmosferë pas shpërthimit të një vullkani në Islandë.
Presidenti amerikan Barack Obama, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, presidenti francez Nicolas Sarkozy, princi britanik Charls, presidenti i Komisionit Evropian, Joze Manuel Barroso dhe presidenti i Turqisë, Abdulah Gyl, ishin disa nga burrështetasit botërorë, të cilët anuluan pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e varrimit. (Nga agjencitë)