E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrihet numri i viktimave të tërmetit në Kinë

Numri i njerëzve që humbën jetën nga tërmeti, i cili goditi të mërkurën e kaluar pjesët veriperëndimore të Kinës, është ngritur në 1706, ka njoftuar sot agjencia kineze e lajmeve, Xinhua.

Të zhdukur konsiderohen 256 persona.

Tërmeti, që kishte fuqi prej 7.1 shkallë të Rihterit, e goditi të mërkurën një rajon malor jo larg Tibetit, të banuar kryesisht me popullatë tibetiane dhe mongole.

Një numër i madh i shtëpive është shkatërruar, kështu që raportohet se afro 100 mijë njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›