Inter-Bajern, “SanSiro” pret dy finalistete vitit 2011
MILANO- Herën e fundit që Interi dhe Bajerni i Mynihut u takuan mes tyre, ishin 90 minuta larg sezonit perfekt. Por, të mërkurën në mbrëmje do të jetë një sfidë komplet tjetër. Kampionët dhe nënkampionët e Evropës do të përballen këtë herë në të tetat e finales së Champions League, në një nga betejat më të forta të këtij turi. Interi fitoi 2-0 në finalen e “Santiago Bernabeut”, duke kompletuar një sezon me tre trofe nën drejtimin e Zhoze Murinjos.
Tani, pas 9 muajsh, gjermanët nuk kanë ndryshuar shumë, ndërsa zikaltërit nuk do të kenë në stol portugezin dhe në sulm Diego Militon. “Interi luajti 8-9 muaj më parë me futbollistë të tjerë, kurse sot janë duke u rikthyer një pjesë e mirë e atyre lojtarëve. Kemi ndryshur edhe në aspektin taktik dhe në mënyrën e të luajturit”, deklaroi trajneri Leonardo. I pyetur për një parashikim në lidhje me këtë përballje, braziliani u shpreh: “Është e vështirë të parashikohet ajo që të ndodhë. Po flasim për dy skuadra që sezonin e shkuar arritën deri në finale dhe që kanë një traditë të madhe. Jam i sigurt se paraqitja jonë do të jetë ajo e një skuadre kampione”, deklaroi Leonardo. Përveç Ivica Oliç, që është i dëmtuar, Bajerni ka të njëjtën skuadër që luajti në finalen e Madridit, ndërkohë që të gatshëm janë edhe dy yjet Frenk Riberi e Arjen Roben.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)