E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkan: Pak mbështetje, për hetimin e krimeve të luftës

Një nismë për krijimin e një komisioni për hetimin e krimeve të luftës në ish Jugosllavi, i njohur me emërtimin RECOM, ka fituar më pak mbështetje se sa është pritur, kanë thënë organizatorët në Sarajevë.
 

Organizatorët në një konferencë për shyp u shprehen se ata po përpiqen t`i përcaktojnë faktet për krimet e luftës, që ndodhën gjatë shkatërrimit të ish Jugosllavisë, në periudhën 1991 – 2001.
 

Në Serbi nënshkrimet i kanë dhënë afro 240 mijë njerëz, në Kosovë 100 mijë, në Bosnjë 85 mijë, në Maqedoni 10 mijë, në Kroaci 20 mijë, në Slloveni 5 mijë, ndërsa në Mal të Zi 30 mijë.
 

Organizuesit njoftuan se fushata për një milion nënshkrime do të vazhdojë në Facebook dhe në faqet e tjera në Internet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›