E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamboxhia nxjerr para gjyqit lideret e Kmereve te Kuq

Kamboxhia nxjerr para gjyqit liderët e Kmerëve të Kuq. Para gjykatës për krime luftë të kombeve të bashkuara në Pnompen dolën katër nga zyrtarët ende gjallë të ish-regjimit të Kmerëve të Kuq. Më shumë se 30 vjet pas fundit të sundimit të terrorit të Pol Potit kryeideologu si dhe kreu i shtetit, ministri i jashtëm dhe ministrja për çështjet sociale e regjimit të dikurshëm do të japin llogari para gjyqit.

Ata akuzohen për krime lufte, krime kundër njerëzimit të kryera mes viteve 1975 dhe 1979. Të akuzuarit janë ndërmjet 79 dhe 85 vjeç. Pas hekurave janë ideologu Nuon Chea; president i atëhershëm i ‘Kampuche Democratica’, Khieu Samphan; ministri i jashtëm Ieng Sary e gruaja e tij, si dhe ish-ministri i çështjeve sociale Ieng Thirith.

Eksponentët e regjimit marksist tashmë në moshë të thyer hedhin poshtë akuzën se kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të Pol Pot e mohojnë me ngulm përgjegjësitë direkte për ngjarjet e tmerrshme të atyre viteve.  1.7 milionë kamboxhianë- gati ¼ e popullsisë janë vrarë gjatë torturave, ekzekutimeve, apo urisë nga viti 1975-1979.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›