Rritja ekonomike e Turqise dhe sfidat e saj

Per here te pare ne historine e saj moderne Turqia jo vetem se i ka rezistuar nje krize ekonomike globale por edhe mjedisit te pjeses tjeter te Evropes duke u fuqizuar ekonomikisht ne vitin 2010. Ekonomia e Turqise po lulezon por sic njofton korrespondentja e Zerit te Amerikes ne Stamboll Dorian Jones qeveria duhet te trajtoje disa ceshtje urgjente.
Kur erdhi ne pushtet per here te pare ne vitin 2002 Partia e Drejtesise dhe Zhvillimit ose AKP u ballafaqua me nje krize te madhe financiare. Per ta rimekembur ekonomine e Turqise Fondi Monetar Nderkombetar mbeshteti nje program ekonomik per kete vend te cilin e ndoqi per afersisht 10 vjet duke e transformuar Turqine ne nje ekonomi te fuqishme. Tani me partine AKP perseri ne pushtet perparesite e qeverise se re do te jene zbatimi i politikave per trajtimin e sfidave te reja ekonomike me te cilat po perballet vendi.
Jane ngritur shqetesime se me rritjen ekonomike vjetore me 9 perqind ka te ngjare qe ekonomia te perballet me veshtiresi si fillimin e rritjes se inflacionit. Shqetesim tjeter perben rritja e deficiti i cili tani eshte prane 8 perqindshit te prodhimit te brendshem bruto. Emre Ygit eshte ekonomist i larte i bankes se investimeve Global Securities me seli ne Stamboll. Ai thote se nderkohe qe deficiti i tanishem nuk eshte aq shqetesues ai rrezikon te dale jashte kontrollit.
Turqia duhet te marre hua me nje vlere prej jo me pak se 10 miliarde dollare ne muaj. Kjo eshte deshmi e fuqise se ekonomise turke dhe besimit te njerezve ne te si jashte ashtu edhe brenda vendit. Ky fakt ka qene pak a shume i njejte per shume vite dhe duket se askush nuk po i kushton vemendjen e duhur. Por eventualisht njerezit do ta kthejne vemendjen drejt tij.
Tregjet globale finaciare e kane shtuar presionin ndaj Bankes Qendrore te Turqise per te rritur normat e interesit me synimin per kufizimin e kerkesave te konsumatoreve turq per importe. Por Banka Qendore ka frike se kjo mund te rezultoje ne nje injektim me te madh te parave ne ekonomi duke e rritur vleren e monedhes turke lires dhe shtimin e kerkesave per import.
Kjo qasje po krijon shqetesime per tregjet vecanerisht me ate qe po ndodh aktualisht ne Greqi. Inan Demir krye-ekonomist ne banken Finance Bank thote se ndoshta Turqise po i kalon afati per marrjen e ketyre masave.
Une jam i prirur te besoj se gjerat do te shkojne pozitivisht por duke patur parasysh se tregjet nderkombetare-ne kete periudhe po ndeshen me rreziqe te paparashikuara-mendoj se nuk duhte vonuar me marrjen e masave te nevojshme.
Problemet me te cilat po ndeshet ekonomia turke nxjerrin ne pah edhe problemet strukturore qe duhet te trajtohen. Cengiz Aktar eshte analist politik ne Universitetin Bahcesehir.
Kjo nuk eshte nje situate e qendrueshme. Ekonomia ka nevoje per para kesh nga jashte. Kursimet e Turqise jane ne nivelin zero. Ajo ka nevoje per investime te huaja direkte. Duhet te importoje per te qene e afte te eksportoje. Kam frike se nese nuk merren vendime thelbesore ne aspektin makro-ekonomik ky zinxhir i lumturise aktuale mund te shkeputet.
Ne baze te standarteve perendimore shume pjese te Turqise mbeten te varfera. Shumica e Anatolias rajoni rural lindor nuk ka asnje ngjashmeri me pjeset e zhvilluara te Stambollit dhe bregut perendimor te vendit. Megjithate rritja ekonomike e Turqise ka sjelle me afer se kurre me pare perspektiven e nje te ardhmeje te ketij vendi mes shteteve te botes se zhvilluar. Pyetja shtrohet se per sa kohe do te vazhdoje kjo rritje ekonomike e Turqise