E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria serbe do të njohë vetëm dipomat e lëshuara nga UNMIK-u.

Beograd (Start)- Qeveria serbe ka marë sot vendimin, sipas të cilit në mbarë territorin e Serbisë do të njihen diplomat e Universitetit të Prishtinës, të lëshuara me vulen e UNMIK-ut. Diplomat e Universitetit në Prishtinë, që mbajnë shenjën e "Republikës së Kosovës", nuk do të njihen si diploma të arsimit të lartë, thuhet në komunikatën e Qeverisë serbe.

Vendimin për njohjen e diplomave të Universitetit në Prishtinë , me të cilat janë të pajisur shumë akademikë nga Lugina e Preshevës, e pati marrë Qeveria e Serbisë më 2001, pas arritjes së marrëveshjes mbi përfundimin e konflikteve të armatosura ndërmjet forcave ushtarake e policore serbe dhe formacioneve të armatosura të UÇPMB-së.

Para një muaji ministri i ri serb i Arsimit, Zharko Obradoviç, deklaroi se është marrë vendimi që diplomat e Universitetit të Prishtinës pa vulwn e UNMIK-ut të mos njihen. Ky vendim shkaktoi pakënaqësi të madhe tek strukturat politike dhe popullata shqiptare e Luginës së Preshevës, për shkak se me diplomat e Universitetit të Prishtinës është i pajisur një numër i konsiderueshëm i kuadrit shqiptar në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Kundër këtij vendimi kanë reaguar edhe titullarët më të lartë të institucioneve ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›