Mushkeria e kryeqytetit mbushet me mbeturina
Mbetjet urbane kane pushtuar te vetmin park clodhes per banoret e Tiranes. Plehra ne rruge ne fushe prane pemeve prane stolave. Kjo panorame te ofrohet sapo hyn ne te ashtuquajturin park kombetar te Tiranes Liqenin Artificial. Mbetjet urbane kane pushtuar te vetmin park clodhes per banoret e Tiranes duke ngjallur tek qytetaret friken e ndonje epidemie. Sipas ligjit per largimin publik te mbeturinave bashkia apo komuna ka per detyre te mbroje mjedisin urban nen juridiksionin e saj nga ndotja. Bashkia e qytetit dhe komuna - thuhet ne nenin 14 te ketij ligji - kane te drejte te kontrollojne e mbikeqyrin per zbatimin e largimit te mbeturinave ne perputhje me kushtet tekniko-higjienike personat e autorizuar prej saj. Por nese do ti referohemi peizazhit te krijuar ne Liqenin Artificial te Tiranes nje dite pas festes se veres duket se Bashkia e Tiranes e ka harruar detyren e saj dhe plehrat jane bere shoqeruesit e pandalshem te cdo qytetari qe ka zgjedhur kete park te gjelberuar per te kaluar disa caste nga dita e tij.