E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Rama promovon Kurbanin

Kreu socialist, Edi Rama, do të udhëtojë sot drejt Maqedonisë, ku do të zhvillojë takime me liderët e partive politike shqiptare, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarin e PDSh-së, Menduh Thaçi.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Maqedoni, Rama do të promovojë edhe librin Kurban. Promovimi do të bëhet të të dielën, 4 dhjetor, në Shkup në Qendrën Teatrore për Fëmijë në çarshinë e Vjetër, ndërsa të hënën në Tetovë.

Pritet që Rama të zhvillojë një takim edhe me kreun e Lidhjes Socialdemokrate,  Branko Cërvenkovski, por nuk janë dhënë detaje mbi axhendën politike të vizitës.

Fundjavën e shkuar, Rama ishte në Prishtinë, ku u takua me figurat kryesore të politikës së vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›