E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani refuzon postin e ofruar në Asamble: Kam plane të tjera

Deputeti i PS, Andis Harasani, nuk e ka pranuar detyrën që i është caktuar një ditë më parë nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Harasani ka reaguar sot nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë në rrjetin social Facebook, ku shkruan se për shkak të planeve të tjera nuk mund të pranojë postin e ofruar.

Të dashur miq, për arsye të planeve të tjera, duke falënderuar për besimin nuk mund ta pranoj detyrën e ofruar nga ana e Asamblesë së PS. I uroj suksese të gjithë të votuarve, shkruan Harasani në profilin e tij në Facebook. 

Harasani u caktua një ditë më parë Grupin e Punës për Energjinë, një prej 21 grupeve të ngritura nga PS për të shtjelluar programin e ri të saj në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›