E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e re e PS-se Rama ben kurban Islamin e Harasanin lista e plote e fituesve dhe e atyre qe u lane jashte

Edhe pse ne mbledhjen e kongresit te nentorit kreu i Partise Socialiste Edi Rama foli per bashkim dhe njekohesisht e cilesoi si te pamundur aktin e largimeve te atyre qe kane shprehur mendimin e tyre ndryshe ne PS dje mbledhja e Asamblese Kombetare tregoi te kunderten. Deputetet socialiste Kastriot Islami dhe Andis Harasani dy nder zerat me kritike ndaj politikes se ndjekur nga kryesocialisti u lane jashte nga Rama ne listen e kandidateve qe ai shpalli per dy strukturat e larta te selise roze kryesise dhe sekretariatit. Ne vendin e tyre lideri i opozites vendosi dy emra te cilat njihen si mbeshtetese te aferta te tij perkatesisht Damian Gjiknurin ne postin e sekretarit per ceshtjet zgjedhor dhe ish-deputetin Ilir Beqja ne postin e sekretarit per programin politik. Zgjedhjen e tij Rama e argumentoi duke u shprehur Te zgjedhurit qe do ti nenshtrohen votimit u perzgjodhen nga lista e hapur kombetare dhe fituesit do te mbulojne teresisht territorin. Kriteri baze qe kam ndjekur per te qene sa me objektiv ka qene vleresimi i pershtatshmerise se cdo kandidature me qellimin dhe me objektivat e kesaj kryesie ne baze jo vetem te perkushtimit ne jeten politike sepse ne kete drejtim skam asnje rezerve per shumicen derrmuese por edhe rezultati konkret ne zgjedhjet e shkuara fale angazhimit ne terren.

Kryesia

Perpara zhvillimit te votimeve per kryesine e re dhe sekretariatin kreu socialist ne fjalen e tij i cilesoi keto struktura si te paralizuara dhe me plage te renda duke akuzuar keshtu hapur disa nga zerat pjesetare te cilat jane shprehur hapur kunder menyres se drejtimit te PS-se nga Rama. Kryesia e shkuar kaloi nje paralize te paprecedente pas zgjedhjeve te qershorit 2009. Arsyet dihen por pergjegjesia eshte sa e secilit aq edhe e perbashket. E te gjitheve ne duke filluar nga une i pari. Secili ka argumentet justifikimet apo alibite e veta ose pjese pjese kemi qendrime te ndryshme per pergjegjesite. Por le te biem ne nje mendje qe askush nuk eshte pa pergjegjesi dhe le te japim sot dakordesine per faktin se skemi me kohe per te humbur duke ndare faje gabime te meta te se shkuares. Me lejon te shtoj se kam parapelqyer paralizen e kryesise dhe sherimin e ngadalte te plages se hapur nga rivalitet e paszgjedhjes se 2009-s perpara thyerjes qe kerkonte rikompozimi dhe rivenia e menjehershme ne pune e saj sepse kam besuar dhe besoj ngritjen e te gjithe se bashku nje shkalle me lart ne mbajtjen e pergjegjesi se te qenit pjese e partise me te madhe te Shqiperise - tha ai. Me tej lideri i opozites i cilesoi kritikat ndaj tij per vendimet e marra dhe njekohesisht per menyren e organizimit te forces me te madhe opozitare si te padrejta. Arsyeja per te mos pelqyer fjalet veprimet dhe punen e tjetrit gjenden ne cdo kohe. Ketu ne kete parti rivalitetesh per shkaqe nga me te medhate nga me te vogla ka tek secili qe per te marre vleresimin e tjetrit. Pavaresisht te gjithe atyre qe jane thene rendon padrejtesisht ne adresen time nga ata qe PS-ne e shohin nga jashte apo shpeshhere jane besuar edhe nga ata mes nesh une i shoh arsyet e mjaftueshme per te vleresuar dhe bashkejetuar me secilin nder ne. Kam besuar se rivalitet duhet te behen forca dhe jo te mbeten dobesia e saj - theksoi Rama. Me tej duke u perqendruar fjalen e tij tek rendesia e organizimit kryesocialisti u shpreh se rruga e rilindjes kombetare kerkon lenien menjane te mosmarreveshjeve dhe zmbrapsjen e pushtetit qe po rrenon shqiptaret. Cfare mund tu kerkojme qytetareve nese nuk u ngjallim besimin frymezues pa rene ne kurthin e fajesise ndaj njeri-tjetrit apo te mos mbytemi duke pare veten ne nje luge uje. Tek e fundit si mund te fitojme nese nuk organizohemi si kurre me pare dhe si mund te organizohemi si kurre me pare nese secili nuk ben punen e tij para se te merret me punen e tjetrit - tha Rama. Kryesocialisti theksoi se viti i ardhshem do te jete viti i shpalosjes se programit te ri te PS-se i cili duhet te shnderrohet ne axhenden e perbashket te socialisteve. Na duhen te pakten 21 grupe pune qe do te pergatisin dokumente te vecanta sipas pikave te detajuara te programit te ri te PS-se - deklaroi Rama duke shtuar se opozita do te beje gjithcka per ti dhene fund sipas tij zgjedhjeve pa standarde.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›