Maqedoni, Riker: Momenti për zgjidhjen e çështjes së emrit
SHKUP- Ambasadori i SHBA në Shkup Philip Riker duke vlerësuar situatën aktuale në Maqedoni si të mirë, i ka bërë thirrje udhëheqësve që të shohin mundësinë për zgjidhjen e kontekstit të emrit.
Ambasadori amerikan i sugjeron klasës politke që të lënë mënjanë mosmarrëveshjet në mënyrë që të punojnë për të ardhmen e vendit, dhe qytetarëve maqedonas të cilët në zgjedhjet e 5 qershorit treguan se vendi i tyre tashmë mundt të shpresojë në integrimin e tij në strukturat euroatlantike.
“Pas zgjedhjeve të 5 qershorit të cilat u realizuar shumë mirë, ne besojmë se tani është koha për ti dhënë fund negociatave me Greqinë, që po zhvillohen përmes Kombeve të Bashkuara”,- tha Riker.
Sipas ambasadorit ka shumë spekulime lidhur me mendimin e diplomatëve për çështjen e kontestit të emrit.
“E di se ka shumë spekulime për atë se çka mendojmë për këtë çështje që para tre viteve kur erdha këtu në Maqedoni. Të gjithë e dimë se në Maqedoni ka spekulime dhe shumë njerëzve u intereson se cfarë mendojnë diplomatët për këtë çështje. Por mos bini pre e spekulimeve dhe atyre që thonë se e dinë mendimin tim. Porosia jonë rreth çështjes së emrit është e qartë, ashtu sikur edhe për çështje të tjera”,- deklaroi Riker.
Diplomati amerikan ka këmbëngulur se pa zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë si dhe përmbushjen e reformave tjera, Maqedonia e ka shumë të vështirë të anëtarësohet në BE dhe në NATO.
(e.m/ina/BalkanWeb)