De Gea te Mancester Junajtid: Hap i madh ne karrieren time
SPANJË- Portieri i kombëtares Shpresa të Spanjës, David De Gea, do të veshë fanelën e Mançester Junajtid sezonin e ardhshëm. Një transferim, që portieri i Atletikos së Madridit e ka krahasuar me një ëndërr të bërë realitet.
“Mançesteri është një nga klubet më të mëdha në botë dhe për mua është një hap i madh në karrierë. Shpresoj të bëj diçka të mirë”, ka deklaruar De Gea në një konferencë shtypi në Madrid. Mançesteri i ka ofruar një kontratë 5-vjeçare portierit spanjoll, që do të zëvendësojë Edvin van der Sar.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se pavarësisht moshës së re të portierit, Mançesteri ka shpenzuar 18 milionë stërlina për ta blerë atë nga Atletiko.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)