Rexhepi: S’mbetemi peng i së kaluarës
Mitrovicë -Përfaqësuesit e strukturave politike dhe ato të sigurisë, vlerësuan të hënën në takimin e rregulllt se java e fundit ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident serioz që do të reflektohej në gjendjen e përgjithshme të sigurisë. Kryetari i komunës, Bajram Rexhepi, tha se në përgjithësi ka qenë një javë e qetë, por ai përmendi një letër që është duke qarkulluar në veri, ku një këshill organizativ i banorëve serbë të lagjes Kroi i Vitakut, të cilën ata e quajnë "Bërgjani", bëjnë thirrje që të pengohet rindërtimi në atë lokalitet.
Rexhepi tha se ky është një provokim dhe gjëra të tilla janë të pritshme, meqë shumë herë politikanë dhe liderë serbë në Beograd dhe në Kosovë kanë paralajmëruar haptas për një politikë të tillë jokonstruktive.
"Këto lloj letrash nuk duhet të injorohen krejtësisht, mirëpo as nuk duhet t'u jepet rëndësi e madhe, meqë strukturat paralele serbe në veri janë duke provuar të gjitha mjetet me qëllim të destabilizimit të situatës", tha ai. Rexhepi theksoi se përgatitjet për fillimin e rindërtimit të një numri shtëpish në Kroin e Vitakut janë në fazën e fundit dhe deri nga mesi i muajit do të fillohet me punë.
"Ne nuk mund të mbetemi peng i politikës së të kaluarës. Kthimi i të zhvendosurve nuk ka të bëj asgjë me politikë". Në këtë takim folën edhe përfaqësuesit e strukturave të sigurisë, të cilët thanë se në përgjithësi gjendja e sigurisë është e qetë. Nexhip Gashi, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, tha se ata janë në koordinim të mirë me policinë e EULEX-it dhe se nuk beson se do të ketë probleme për sa i përket rindërtimit në veri.