Kermabon: Progresi, s’mund të arrihet brenda natës
Prishtinë - Shefi i EULEX-it Yves De Kermabon ka deklaruar sot se misioni që ai drejton është tërësisht operativ. Në inaugurimin me rastin e kalimit të selisë kryesore në ish-ndërtesën e Farmedit, Kermabon ka përkujtuar se ky është misioni më i madh i Bashkimit Evropian që prej themelimit të tij.
“Progresi nuk mund të arrihet brenda natës. Megjithatë na ndihmon fakti se ka respekt për parimet e sundimit të ligjit, për të drejtat individuale, për pavarësi dhe ndarje të barabartë të drejtësisë. Të gjitha këto janë suksese kyçe për EULEX-in dhe poashtu suksese me rendësi për Kosovën”, tha Kermabon.
“Me rreth 3.000 pjesëtarë, EULEX është më i madh se nëntë operacione civile së bashku që BE-ja drejton në mbarë botën, ka thënë Kermabon dhe ka shtuar se Unioni është i përkushtuar ndaj stabilitetit të rajonit dhe të ardhmes së tij në BE.