E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pallatet me probleme, si do te behet hipotekimi

"Banoret duhet te mbledhin asamblene e banoreve, te dergojne nje perfaqesues ta dergojne ne bashki, i cili duhet te kerkoje lejen e ndertimit te pallatit dhe pastaj te nise proceduren dhe bashke me shoqaten, ne ta ndihmojne me dokumente, te cilat ata nuk kane mundesi t'i bejne vete"

Kreu i shoqates se ndertuesve, Avenir Kika ne nje interv iste per gazeten "Koha Jone" jep detaje te zbatimit te marreveshjes se nenshkruar me Bashkine e Tiranes per hipotekimin e apartamenteve te pallateve qe kane devijuar nga leja e ndertimit duke bere shtesa pa leje. Zoti Kika ben te ditur se ne baze te marreveshjes se bere me bashkine kompanite e ndertimit po pergatisin dokumentet e nevojshme dhe shume shpejt brenda muajit qershor, banoret e ketyre pallateve do te mund te marrin tapine per apartamentin e blere. Ndersa persa i perket atyre pallateve, pronaret e te cilave nuk jetojne me, ose nuk ndodhen ne Shqiperi, apo kane falimentuar dhe nuk pranojne te bashkepunojne me bashkine, shoqata e ndertuesve do te vere ne dispozicion nje tjeter kompani per te plotesuar dokumentacionin e nevojshem per keto pallate. Nderkaq edhe banoret e ketyre pallateve duhet te jene aktive ne kete proces. Ata duhet te mbledhin asamblene e pallatit te miratojne nje perfaqesues i cili duhet te paraqitet ne Bashkine e Tiranes per te kerkuar lejen e ndertimit te pallatit. Pasi merr lejen e ndertimit ai mund te paraqitet prane shoqates se ndertuesve dhe bashke me te do te mund te pergatise dokumentacionin e nevojshem per te marre hipoteken e apartamenteve. Nderkaq Kika ben te ditur se i gjithe ky proces nuk do te kete asnje kosto financiare per qytetaret e Tiranes.

Zoti Kika, si do te veprohet me pallatet qe kane devijuar nga leja e ndertimit, por pronaret e te cileve nuk ndodhen ne Shqiperi ose nuk pranojne te bashkepunojne me bashkine per te bere gati hipotekat e apartamenteve?

Per te hipotekuar pallatet, te cilat kane pasur ndryshime teknike nga leja e ndertimit apo elemente te tjere, ka dale akti normative i cili eshte aprovuar tashme jo vetem nga qeveria, por edhe nga parlamenti dhe ka hyre ne fuqi. Ne kemi filluar me bashkine e Tiranes nje pune intensive, jo per ato pallate per te cilat kompanite kane marre persiper qe te plotesojne dokumentet dhe shume shpejt do t'i hipotekojme dhe banoret do te kene ne dore hipotekat e tyre, por per ata pronare kompanish qe ose kane falimentuar, ose kane vdekur ose nuk ndodhen ne Shqiperi, ndodhen jashte shtetit dhe nuk afrohen te ndihmoje ne kete proces, ne kete rast ne do te veme ne dispozicion nje firme e cila eshte korrekte. Kjo firme do te ndihmoje banoret e nje pallati, le te themi pa pronare qe te plotesoje dosjen dhe aktin e kolaudimit, ne menyre qe ta dorezoje ne Bashki dhe bashke me bashkine te perfundojme te gjithe procesin ne menyre qe banoret te mos preken dhe te marrin ne dore aktin e pronesise. Per kete kemi vendosur ne dispozicion tekniket tane me te mire per te ndihmuar keta kompani.

A ka kosto financiare ky proces dhe si do te perballohet?

Ka nje kosto financiare, te cilen do mundohemi ta shlyejme me ndihmen e firmave te tjera dhe nepermjet shoqates ne kuptimin teknik, plus qe edhe bashkia e Tiranes ka reduktuar kostot per institucionet qe jane ne varesi te saj, keshtu qe bashkerisht do mundohemi qe procesi te kete nje kosto sa me te ulet dhe te perfundoje sa me shpejt.

Po banoret a jane te perfshire ne proces dhe cfare duhet konkretisht te bejne ata?

Banoret jane te perfshire ne proces, do te kene ate pjesen e tyre qe do te jete pa kosto fare, por pjesen e dokumentacionit ne menyre qe te plotesojne ndonje leter qe do te duhet dhe te jene aktive per te marre hipotekat. Por nuk do te kete kosto per ta. Banoret duhet te mbledhin asamblene e banoreve, te dergojne nje perfaqesues ta dergojne ne bashki, i cili duhet te kerkoje lejen e ndertimit te pallatit dhe pastaj te nise proceduren dhe bashke me shoqaten, ne ta ndihmojne me dokumente, te cilat ata nuk kane mundesi t'i bejne vete.

A jane shfaqur probleme per kompanite e tjera dhe a kane pranuar ato qe te punojne edhe per pallate te tjera?

Pallatet e tjera vazhdojne normalisht. Firmat e ndertimit po bejne dokumentacionin, po e dergojne ne bashki dhe shume shpejt do t'i japin banoreve hipoteken. Nuk ka problem me ata qe jane prezente dhe po punojne. Ne kemi harmoni mes firmave dhe ata qe jane korrekte dhe qe po e permbyllin kete proces per pallatet e tyre te marrin te pakten nje pallat tjeter, te cilit i mungon pronari per t'i bere dokumentet.

Sa eshte numri i pallateve me probleme dhe kur pritet te perfundoje procesi?

Jane 50-60 pallate. Edhe per kete eshte e garantuar hipoteka. Keto qe po punohen aktualisht ne i mbyllim brenda qershorit, ndersa keta te tjeret me probleme, brenda 6 mujorit te dyte, pra brenda 2013 ne do t'i mbyllim.

Cfare do te perfitojne banoret e Tiranes nga ky proces?

Do te kene prone te dokumentuar apartamentin e tyre, qe e kane blere sipas te gjitha ligjeve, te regjistruar prane zyres se regjistrimit te pasurive te paluajtshme. Kete prone ta mund ta vene si kolateral ne banka dhe mund te marrin kredi dhe mund te marrin nje apartament te dyte, pra do te clirohet nje pasuri, nje kapital per brezin e dyte.

Zoti Kika, a keni ndonje sinjal nga Bashkia se kur do te nise procesi i dhenies se lejeve te ndertimit ne Tirane?

Tashme perfundoi paketa e pare ligjore per ndryshimet ne ligjin e urbanistikes, e cila kaloi ne parlament. Do te kete nje ndryshim edhe ne rregullore, e cila mendoj se do te kaloje se shpejti dhe une mendoj se brenda muajit prill fillimi i majit do te filloje te jepen lejet e ndertimit. Zonat jane percaktuar, por zonat kane dhe nje studim te vogel ne bazes te planit keshtu qe do te procedohet gradualisht. Ne shpresojme qe te arrihet aty ku na eshte premtuar qe per 55 dite nga momenti i depozitimit te dosjes te mund te marrim lejen e ndertimit. Shpresojme qe te realizohet kjo.

A ka pasur ndryshim tregu i apartamenteve ne Tirane?

Brenda unazes eshte konstant. Ndersa fasha e popullsise me te ardhura mesatare, preferon zonen jashte unazes, pasi ka dhe cmime me te uleta, me te leverdishme. Si pjesa e Kasharit, Saukut dhe e Freskut. Ndersa brenda unazes, vazhdon si normalisht. Ka nje ulje 5-10% dhe tregu ka filluar te rigjallerohet, pra po e merr veten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›