E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan mbështet qëndrimin e Obamës

Kryeministri i Turqisë, Rejjep Tayip Erdogan, ka përshëndetur porosinë, që me rastin e shënimit të vrasjeve masive të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore e ka dërguar presidenti amerikan Barak Obama, sepse në te nuk ka përdorur termin “gjenocid”.

Shkencëtarët dhe historianët thonë se forcat e Perandorisë Osmane kanë vrarë 1.5 milionë ndërmjet viteve 1915 dhe 1917 dhe këto krime i kanë cilësuar si gjenocid.

Turqia mohon faktin që këto vrasje mund të kualifikohen si gjenocid dhe shton se numri i të vrarëve është i rritur, sepse një pjesë e viktimave e kanë pësuar në trazirat luftën civile.

Presidenti Obama në porosinë e tij pësimin e këtij populli e ka cilësuar si “një nga krimet më të llahtarshme” të shekullit XX dhe kaptinë tronditëse të historisë, por nuk ka përdorur fjalën “gjenocid”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›