E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austria voton për presidentin e ri

Rreth 6.3 milionë austriakë votojnë sot për presidentin e ri të vendit. Sipas të gjitha gjasave presidenti aktual socialdemokrat (SPO) Heinz Fischer, pritet të konfirmohet për një mandat të dytë.

Pjesëmarrja në zgjedhje pritej të ishte e ulët. Ekspertët kanë parashikuar një pjesëmarrje prej 50 deri në 60 për qind të votuesve në zgjedhje.

Me interes pritet edhe numri i votave që do të marrë kandidatja e së djathtës ekstreme, Barbara Rosenberg. Në garë merr pjesë edhe një kandidat i tretë, Rudolf Gehring, i partisë Kristiane, për të cilin ekspertët parashikojnë rreth 5 për qind të votave.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe është paraparë të mbyllen në orën 17:00. Rezultati përfundimtar është paraparë të publikohej diku rreth orës 19:00.

Presidenti i Austrisë ka më shumë detyra reprezentative.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›