E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, akademia nis procedurat për korrigjimin e enciklopedisë

Akademia maqedonase e Shkencave dhe Arteve do të vazhdojë procedurat për korrigjimin e Enciklopedisë të Maqedonisë, publikimi i së cilës ngjalli reagime të ashpra në komunitetin shqiptar, theksoi sot presidenti i institucionit, Gjeorgi Stardelov.
"Ne do të kryejmë korrigjimin e disa pjesëve që kanë ngjallur reagime në opinionin publik'', deklaroi, Stardelov .
Komuniteti shqiptar i Maqedonisë, që përbën më shumë se 25 për qind të popullsisë së kësaj ish-republike jugosllave me dy milionë banorë, reagoi ashpër ndaj disa pjesëve të Enciklopedisë, realizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve.
Këto korrigjime do të mundësojnë arritjen e një zgjidhjeje autonome(...) pa presion politik'', theksoi Stardelov, në vijim të një takimi të Akademisë maqedonase.
Akademia maqedonase do të vazhdojë punimet lidhur me këtë çështje javën e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›