E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mina ne Misrata Gaddafi synon te bllokoje ndihmat

NATO thotë se anijet e saj ushtarake kanë arritur të interceptojnë forca të Gaddafit duke vendosur mina në portin e Misratës, në përpjekje që të shmangin ndihmat humanitare të mbërijnë në qytetin e rrethuar. Një zyrtar i aleancës, Rob Ueihill ka shtuar se anijet e pozicionuara në Mesdhe kanë bërë që të dështojnë përpjekjet e ushtarakëve libianë për të minuar portin. Ndërsa kryengritësit njoftuan për një fushatë të re bombardimesh mbi Misrata, e cila ndodhet nën rrethim prej javësh. Në një zhvillim tjetër nga vendi i përfshirë nga lufta, trupat tuniziane njoftojnë se kanë zënë rob ushtarë libianë të cilët kanë kaluar kufirin mes dy shteteve në ndjekje të kryengritësve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›