E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, dy kandidate, ne balotazh per presidentin

Dy kandidate maqedonas do te perballen ne balotazh per te zgjedhur presidentin e ri te vendit. Sipas rezultateve te pjesshme te publikuara nga KSHZ, kandidati i VMRO-DPMNE, Gjorgji Ivanov, kryeson garen, por ai nuk siguroi numrin e nevojshem te votave per te shmangur balotazhin.

I dyti u rendit kandidati i Lidhjes Social Demokrate, Lubomir Ferckovski, i ndjekur nga kandidati shqiptar i Demokracise se Re, Ymer Selmani. Rezultatet perfundimtare pritet te shpallen sot dhe balotazhi eshte planifikuar te zhvillohet me 5 prill.

Zgjedhjet e djeshme u vleresuan te qeta dhe pa incidente. Debora pengoi hapjen e 103 qendrave te votimit, por zgjedhesit ne to perbenin vetem 1 perqind te elektoratit dhe nuk ndikojne ne rezultatin e votimit. Menjehere pas permbylljes se procesit te votimit, partite politike kane nxituar te shpalosin rezultatet e para jozyrtare.

Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thacit, ka shpallur fitore ne komunen e Tetoves. Bashkimi Demokratik per Integrim, ka shpallur, fitore ne 5 komuna, ate te Cairit, Zajazit, Vrapcishtit, Zhelines dhe Likoves.
Pjesemarrja e qytetareve ne keto votime ka qene reth 55%.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›