E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajic: S'ka ngjashmëri mes Kosovës e Sanxhakut



Nuk ka ngjashmëri mes Kosovës dhe Sanxhakut, ka deklaruar Rasim Lajic, ministër i Punës dhe Politikave Sociale në Qeverinë e Serbisë.

"Nuk ka gjasa që në Sanxhak të krijohet një tjetër zonë e nxehtë", tha Lajic, duke shtuar se askush nuk përjashton mundësinë e incidenteve si ato të ditëve të fundit.

Radio Evropa e Lirë raporton se Lajic ka thënë se po përqendrohen në problemet ekonomike për të tejkaluar dallimet brenda komunitetit boshnjak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›