E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni falimentojne tre gazeta 150 gazetare hidhen ne rruge

Disa gazeta maqedonase

Shkup 1 korrik 2011 NPA- Tre gazeta te pavarura te Maqedonise pritet te mbyllen te shtunen

Vreme Shpic dhe gazeta ne gjuhen shqipe Koha e Re neser do te dalin per here te fundit. Mbyllja e paralajmeruar vjen pasi drejtuesi i tyre i cili po hetohet per evazion fiskal ka deshtuar te paguaje taksat me kohe.

Menaxhmenti i Plus Produkcija firma e cila i boton gazetat nuk gjeti menyre qe ta vazhdoje punen e ketyre gazetave ndersa vendimi u eshte komunikuar edhe te punesuarve dhe redaktoreve te gazetave.

Me shume se 150 te punesuar do te humbasin vendin e punes pas ketij vendimi.

Llogaria e Plus Produkcija eshte e bllokuar per 1 milione euro.

Tre gazetat jane pjese e aferes te nderlidhura me televizionin A1 pronari i se cilit gjendet ne paraburgim ne kuader te operacionit Merimanga.

a.q/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›