Xhamia e Prishtines Isa Mustafa premton truall te ri

Mijëra besimtarë të fesë islame kanë falur të qetë namazin e xhumasë në hapësirën mes komunës së Prishtinës dhe Parlamentit të Kosovës, pasi Isa Mustafa u premtoi caktimin e një lokacioni të përshtatshëm në qendër për ndërtimin e xhamisë.
Besimtarët e fesë islame prej disa muajve po protestojnë në rrugë për mungesën e një xhamie në qendër të kryeqytetit. Javën e kaluar protestuesit bllokuan rrugën kryesore “Agim Ramadani” që pasoi me ndërhyrje dhe përplasje me policinë. Situata pritej të përsëritej, pasi Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi kishte kërcënuar me ndërhyrjen e njësive speciale, por reagimi i komunës së Prishtinës qetësoi besimtarët.
“Komuna e Prishtinës do të përcaktohet në bashkëpunim me Kryesinë e Bashkësisë Islame për një lokacion të mundshëm për ndërtimin e xhamisë”-tha Muhamet Gashi, Zëdhënës i komunës së Prishtinës.
“Dashtë Zoti i Madhërishëm që Komuna e Prishtinës dhe Bashkësia Islame të arrijnë marrëveshje përfundimtare që gjatë muajit të Madhërishëm të Ramazanit të ndahet hapësira për ndërtimin e xhamisë dhe qendrës Islame, mbështetur në komunikatë dhe premtimet përfundimtare të komunës së Prishtinës në të cilën ne plotësisht besojmë”-u shpreh Fatos Rexhepi, Përfaqësues i Lëvizjes Bashkohu.
Kërkesat e besimtarëve islam për ndërtimin e xhamisë janë shtuar posaçërisht pas ndërtimit të Katedrales “Nënë Tereza” në qendër të Prishtinës. Një grup më radikal i besimtarëve islam pas përleshjes që ndodhi javën e kaluar vendosen në mënyrë të paligjshme shtyllat për ndërtimin e xhamisë në qendër, përballë Katedrales, në oborrin e qendrës universitare, të cilat më vonë u larguan nga policia.
Bul Salihu