E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i ri i UNMIK Sorenson zevendeson Zanier

Zyra për informim e UNMIK-ut në Prishtinë ka njoftuar se OKB në Nju Jork ka marrë vendim që Robert E. Sorenson të emërohet zyrtari kryesor i misionit të OKB-së në Kosovë. Vendimi pason pas largimit të shefit të deritashëm, Lamberto Zanier, i cili është emëruar Sekretar i ri i Përgjithshëm i OSBE-së. Sorenson sipas njoftimit të UNMIK-ut, i është bashkangjitur këtij misioni në mars të vitit 2009 si Shef i Stafit. Ai konsiderohet një ish-diplomat amerikan i karrierës me përvojë të madhe në rajonin e Ballkanit.

Robert Sorenson më parë ka shërbyer edhe si zëvendës shef i Zyrës Amerikane në Prishtinë, nga viti 2003 – 2004. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i njohur shkurtimisht si UNMIK ka administruar Kosovën që nga qershori i vitit 1999 deri në shpalljen e pavarësisë me kompetenca ekzekutive në të gjitha kryesore të qeverisjes në Kosovë. Pas shpalljes së pavarësisë roli i kësaj organizate është dobësuar jashtëzakonisht shumë, me përjashtim të veriut të Mitrovicës ku UNMIK vazhdon të luaj rolin kryesor, pasi serbët atje refuzojnë institucionet e Kosovës dhe misionin e EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›