E Diel, 1 Nëntor 2026

Elvis Cefa, anëtari i ri i KLD-së. Socialistët sherr në parlament, Gramoz Ruçi bllokoi votimin me kuti

12-04-2012 / Gazeta 55

Mandati i PS, miratohet dorëheqja e Gjon Bardhit, Edison Konomi deputeti i ri


Elvis Cefa është zgjedhur anëtari i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Shumica votoi me 71 vota “pro” kandidaturës së Cefës, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. Zgjedhja e tij është bërë me votim elektronik, ndryshe nga sa ishte deklaruar pak më parë nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli për votimin me kuti. Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar këtë mënyrë votimi dhe janë ngritur përpara foltores së Kuvendit në shenjë proteste. Elvis Cepa, kishte si rival për postin e anëtarit të ri të KLD-së ish-prokurorin Ardian Visha, ku ky i fundit ishte propozuar nga Partia Socialiste. Mazhoranca e kishte deklaruar votën kundër kandidatit Ardian Visha edhe seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve duke e cilësuar si një kandidaturë që nuk ka besueshmëri. Gjithashtu Kuvendi sot miratoi me 135 vota “pro” edhe raportin e Këshillit të Rregullores duke njohur kështu dorëheqjen e kandidatit në listën e PS-së, Gjon Bardhi. Ndërkohë Kuvendi pritet ti drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zëvendësimin e mandatit me ermin e radhës në listën e socialistëve për qarkun e Durrësit që do të jetë Edison Konomi.


Elvis Cefa


Anëtari i ri i KLD-së, Elvis Cefa, 39 vjeç, i cili më parë ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është diplomuar në vitin 1996 në Fakulteti e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Në vitet 1996-2000 ka punuar inspektor në Kontrollin e Lartë të Shtetit, për të vijuar më pas me pozicionin e drejtorit të Departamentit Rajonal Tiranë të KLSH-së. Në vitet 2000-2004 ka qenë inspektor në Drejtorinë e Kontrollit Financiar, pranë Prefektit të Qarkut Tiranë. Nga maj 2004-janar 2005 mbante detyrën e juristit në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa në vitet 2005-2006, atë të juristit në Departamentin Juridik dhe Kontrollit të Cilësisë në KLSH, Tiranë. Në vitet 2006-2009 ka punuar inspektor në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion në Këshillin e Ministrave. Në karrierën profesionale të Elvis Cefës përfshihen dhe një numër trajnimesh brenda dhe jashtë vendit në fushën e auditimit në sektorin publik, për praktikat antikorrupsion etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›