Maqedoni kerkohet zyrtarizimi i plote i gjuhes shqipe

Shkup 4 korrik NOA 8211 Ne institucionet shteterore te Maqedonise nuk po gjen zbatim gjuha shqipe edhe perkunder miratimit te nje ligji. Intelektuale dhe njohes te zhvillimeve politike ne Maqedoni theksojne se para se te mesohet gjuha maqedonase neper shkollat shqipe nga klasa e pare fillimisht duhet qe qeveria te beje perpjekje maksimale per implementimin e plote praktik te gjuhes shqipe si gjuhe te dyte zyrtare.
Mosimplementimi praktik i gjuhes shqipe dhe mungesa e nje strategjie shteterore per venien ne zbatim te kesaj gjuhe te dyte ne nivel shteteror sipas qarqeve intelektuale shqiptare eshte nje pergjegjesi qe i takon edhe bashkesise nderkombetare por edhe partive politike shqiptare sidomos asaj ne pushtet.
Ambasadoret dhe organizatat relevante perendimore ne vend se fundi kane inkurajuar shqiptaret qe te mesojne gjuhen maqedonase mirepo duke mos percaktuar limite kohore.
Nga ana tjeter problemi i implementimit praktik te gjuhes shqipe po haset ne cdo nivel te institucioneve ku po zvarritet dhe po behen obstruksione politike dhe teknike. Presionet rreth kesaj ceshtje po vazhdojne te jene te buta duke mos hapur debat te gjere ne nivel institucional dhe shkencor.
Ligjeruesi universitar dhe ish-rektori i UT-se Fadil Sulejmani ka theksuar se faji per keto ceshtje qendron pikerisht tek vete shqiptaret dhe faktori politik.
Per te gjitha te keqijat dhe demet qe po na ndodhin fajin e kemi vete ne. Edhe nderkombetaret do te bejne aq per ne sa ne do te bejme per veten tone qe ta ndryshojme gjendjen e keqe qe po na ngulfat perdite e ma teper dhe kete duhet ta aktualizojme ta problematizojme qe pastaj edhe faktori nderkombetare te na kushtoje vemendje thekson Sulejmani duke shtuar se perfundimisht duhet nje qasje me aktive dhe me dinamike ne shtrimin e problemeve aktuale duke perfshire ketu implementimin e plote te gjuhes shqipe si gjuhe te dyte zyrtare dhe pastaj te diskutohet se a duhet ti mesojme gjuhet e njerit tjetrit.
Publicisti Nijazi Muhamedi vlereson se bashkesia nderkombetare duhet te jete me e qarte karshi problemeve te krijuara dhe jo te futemi ne lojen e talljes me shqiptaret. Nderkombetaret duhet te jene me te zeshem te implementohet gjuha shqipe dhe jo ti jepet mbeshtetje ceshtjeve parciale apo te fundit pasi qe dihet se si garantuese te Marreveshjes se Ohrit jane BE NATO dhe SHBA.
Perfundimisht ti thuhet jo eksperimenteve dhe te fokusohemi ne debatin per implementimin e plote te zyrtarizimit te gjuhes shqipe si gjuhe e dyte zyrtare ne Maqedoni ka theksuar analisti Muhamedi duke shtuar prapa tendencave te tilla qendrojne marreveshjet e fshehta.
Ne institucionet shteterore te Maqedonise nuk po gjen zbatim gjuha shqipe edhe perkunder miratimit te nje ligji. Qytetaret theksojne se nuk verejne se ka ndonje ligj per shkak se ata vazhdojne te drejtohen ne gjuhen maqedonase Ligji i miratuar per perdorimin e gjuheve para disa kohe dhe i promovuar tejmase nga koalicioni aktual qeveritar akoma nuk ka gjetur zbatimin e tij praktik.
Qytetaret shqiptare ne Maqedoni nuk jane te informuar saktesisht se sa lejon dhe ku lejohet perdorimi zyrtar i gjuhes shqipe ne institucionet e shtetit dhe ne cfare mase eshte perdorimi i gjuhes se tyre amtare.
NOA/INA