Fillon gjykimi i Ratko Mlladicit ne Hage

Hage 4 korrik NOA 8211 Procesi gjyqesor per Ratko Mlladiein pritet te rinise sot ne Hage.
Ish komandanti serb i Bosnjes akuzohet per krime lufte qe kane fillin ne konfliktin e Bosnjes ne vitet 90-ta perfshire masakren e Srebrenices ku u vrane 8000 burra dhe djem myslimane. Avokati mbrojtes i Mlladicit tha se ai do te bojkotoje seancen e sotme ne te cilen ai eshte dashur te deklarohet per fajesine ose pafajesine.
Mlladic ka kerkuar qe te mbrohet nga nje avokat i tij dhe jo nga ai i caktuar nga gjykata. Mlladic u arrestua ne muajin maj pas 16 vitesh ne arrati. 69-vjecari ka hedhur poshte akuzat e ngritura ndaj tij.
NOA