E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, konferencë për dialogun politik pozitë-opozitë

Dialogu politik mes pozitës dhe opozitës në Maqedoni do të jetë tema qendrore e takimit tradicional të përfaqësuesve të skenës politike parlamentare dhe diplomatëve europianë që do të mbahet në Mavrovë të Maqedonisë.
 

Qëllimi i kësaj konference është të forcojë dialogun politik, ndërsa debati do të shërbëjë si platformë për përparimin e dialogut politik në Parlament, nën dritën e raportit vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë.
 

Konferenca do të hapet nga zëvendëskryeministrja për eurointegrime, Teuta Arifi, europarlamentari dhe raportuesi për Maqedoninë, Riçard Hovit si dhe ambasadori britanik Kristofer Ivon. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive politike parlamentare, nënkryetarët e Parlamentit dhe shefat e grupeve parlamentare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›