Liga Arabe ultimatum Sirise
Liga Arabe i ka dhënë tre ditë kohë Sirisë të ndalë gjakderdhjen në vend ose do të përballen me sanksione.
Liga Arabe dhe Turqia apeluan për masa urgjente në mbrojtje të civilëve sirianë.
Pas takimit në Marok, u shprehën kundër çdo ndërhyrje të huaj në Siri.
Deklarata e tyre, erdhi pak orë pas sulmit të një bazë ushtarake në afërsi të Damaskut, të ndërmarre nga ushtarët dezertorë.
“Është e nevojshme të ndalohet gjakderdhja dhe të shpëtohen qytetarët sirianë nga aktet e reja të dhunës apo vrasjet”, shkruhet në deklarate.
Si dhe kërkon marrjen e masave urgjente për të garantuar mbrojtjen e civileve”.
Megjithëse Turqia nuk është anëtare e Ligës Arabe, ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu mori pjesë në takimin që u zhvillua në Rabat, kryeqytetin e Marokut.
Turqia, një vend fqinj me Sirinë, ka shtuar kritikat kundër shtypjes së dhunshme të protestave.
Kreu i diplomacisë turke tha se nëse Siria do të vazhdojë këtë rrugë, atëherë do të përballet me izolim.
Një tjetër shenjë që dëshmon pikërisht këtë është vendimi i Francës për të tërhequr ambasadorin e saj nga Siria.