E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, mbi 20 të arrestuar për vrasjen e pesëfishtë në Shkup

Gordana Jankullovska

Maqedoni – Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ka arrestuar mbi 20 persona të dyshuar për vrasjen e pesë personave në Shkup, ngjarje e cila ka ndodhur disa ditë më parë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja, Gordana Jankullovska, në një konferencë për shtyp. Ajo i ka përshkruar të arrestuarit si islamikë radikalë

Ata janë persona që tentojnë tu bëjnë keq edhe të krishterëve por edhe myslimanëve të vërtetë në vendin tonë, ka thënë Jankullovska. Siç bëri me dije ajo, në momentin e arrestimit atyre u janë gjetur edhe armë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›