Mamurras, luhatje në rrjet, digjen pajisjet elektro-shtëpiake
MAMURRAS- Koha e keqe me rreshje dhe vetëtima ka shkaktuar probleme edhe brenda banesave. Mbi 70 familje në qytetin e Mamurrasit ankohen se luhatjet e tensionit të lartë kanë shkaktuar djegien e pajisjeve elektro-shtëpiake. Sipas banorëve, gjithçka ka ndodhur pasditen e djeshme, kur zonën e përfshinë reshje të shumta dhe vetëtima. Banorët i kërkojnë OSSH-së, ti kompensojë për dëmet e shkaktuara, por nga kjo e fundit ende nuk ka ardhur ndonjë reagim, nëse demet e pajisjeve elektro-shtëpiake kanë ardhur si pasojë e luhatjeve në rrjet.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)