Maqedoni, meteorologët paralajmërojnë valë të re të ftohti
SHKUP- Një valë e re e lagështisë dhe të ftohtit do ta kaplojë sot tërë Maqedoninë, dhe pritet rënie e konsiderueshme e temperaturave. Sipas parashikimit të meteorologëve, gjatë ditëve të ardhshme do të vjen deri te rënia më e konsiderueshme e temperaturave, gjë që do të shkaktojë formimin e mbulesës së borës edhe në vendet më të ulëta. Sot në mëngjes shënohen reshje të borës nëpër male, të cilat në orët e pasdites dhe të mbrëmjes mund të bien edhe në vendbanime, ndërsa pritet që të martën temperatura të bie dukshëm deri te paraqitja e ngricave. Tërë Evropa është kapluar nga një valë e re e të ftohtit, e cila shkaktoi probleme në komunikacion dhe në furnizimin me energji elektrike.(m.a/telegraf/BalkanWeb)