E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Durrës, burg pa afat për të dyshuarin kryesor

DURRëS- Jepet masa e arrestit "Burg pa afat" për të arrestuarin si i dyshuari kryesor i vrasjes së tre personave në Durrës. Arjan Cela ka marrë sot masën e arrestit gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Durrësit ku akuza e ngritur është ajo e vrasjes në rrethana cilësuese dhe për armëmbajtje pa leje. 30-vjeçari, i njohur ndryshe edhe me emrin Edison Cela, u ndalua në Vlorë ku ka dhe një lokal të tijin, ndërsa akuzohet për vrasjen e tre personave Luan Curri, Ani Currit dhe Edmond Shemsit. Sipas policisë, pasi qëlloi mbi tre personat me armë zjarri automatik, Cela u largua nga vendngjarja me një motor, ku e priste një tjetër person, ende i panjohur për policinë. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës, ku tre persona mbetën të vrarë pas ekzekutimit me armë zjarri për motive ende të panjohura.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›