Tentoi të arratisej me traget, pranga 19-vjeçarit
Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 21.30, në rrugën “Irfan Tomini”, pranë një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, 19-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin Denis Bashkim Redhaj, 24 - vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje e mbetur në tentativë.Falë mirëorganizimit të shërbimeve policore në drejtim të kapjes së autorit të dyshuar, u mundësua kapja e tij në një kohë tepër të shpejtë, në tentativë për të larguar nga Shqipëria për në drejtim të Italisë me traget. Pas një kordinimi me shërbimet e policisë Kufitare të qarkut Drurrës u rikthye për kontroll trageti dhe pas një kontrolli të detajuar, specialistët e hetimit të krimit të Policisë së Tiranës realizuan prangosjen e autorit të dyshuar. I plagosuri shtetasi Denis Redhaj aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë nën trajtimin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor i formuar, u kryen të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale. Ndërkohë që materialet do t”i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “vrasjes me dashje” e mbetur në tentativë.